Një italian është arrestuar në Tiranë. Policia e Shtetit bën me dije se Luigi Colosso, i dënuar me 5 vite  6 muaj burg prej kohësh fshihej në Tiranë edhe pse ishte në kërkim ndërombëtar.

Për arrestimin e tij është angazhuar njësisa Fast Albania, në bashkëpunim me Interpol Tiranën dhe është bërë e mundur prangosja e Coloso.

Ky i fundit rezulton se është banues në Cosenza, Itali dhe i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma/Itali.

Gjykata e Apelit në Trieste, në vitin 2016, e ka dënuar këtë person me 5 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale “Mashtrimi me pasoja të rënda”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Ai dyshohet se në Tavagnacco, Itali, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, në cilësinë e administratorit të shoqërie sh.p.k, ka deklaruar falimentimin duke keqpërdorur dhe fshehur shuma të mëdha në Euro./tvklan.al