Presidenti Ilir Meta komentoi këtë të enjte ftesën e kryeministrit Edi Rama për bashkëpunim për kryetarin e PD-së, Lulzim Basha.

Ai ironizoi veprimin e kryetarit të qeverisë dhe tha se ftesa e tij është e sinqertë ‘siç ishte ftesa e 17 Majit’.

 “Ftesa e Ramës është shumë e sinqertë si gjithmonë, siç ishte ftesa e 17 Majit dhe të gjitha ftesat. Përgjigja ime në parim është kjo. Ka moral, ka legjitimitet çdo koalicion përpara se qytetarët të votojnë. Do të bëjë PS-ja me PD-në, le ta shpallin që tani në mënyrë që të marrin një votëbesim plebishitar. Do ta bëjë LSI-ja me PS-në, le ta shpallin që tani. Duan ta bëjnë të treja, ta shpallin që tani. Duan ta bëjnë që të 12-ta, ta shpallin që tani. Të jenë të sigurt që do t’i mundi Bojkeni dhe i vetëm”, tha Meta./tvklan.al