Erërat e forta, breshri dhe përmbytjet kanë sjellë kaos në të gjithë Serbinë. Për shkak të motit të keq ka humbur jetën një grua. Sipas ministrit të Brendshëm Ivica Daçiç, gruaja ndërroi jetë kur një pemë u rrëzua në makinën në të cilën ajo po drejtonte në qytetin verior të Somborit.

Ekipet e emergjencës kanë evakuar edhe disa banorë në këtë zonë për shkak të motit të keq. Përmbytjet kanë prekur disa lagje në qytetin jugperëndimor serb të Novi Pazarit, ku autoritetet shpallën gjendjen e jashtëzakonshme.

Shi i rrëmbyeshëm, i shoqëruar me breshër ra edhe në disa zona të tjera, duke përfshirë kryeqytetin Beogradin. Mot të keq ka patur edhe në Bosnjë-Hercegovinë dhe Kroaci.

Breshëri me madhësinë sa kokrra e arrës ka dëmtuar edhe pronat dhe të korrat në qytetin e Hanit të Elezit në Kosovë. Ndërkohë, përmbytje ka patur edhe në qytetin perëndimor polak të Gniezno-s.

Klan News