Kjo fundjavë e Prillit do të jetë me mot të qëndrueshëm dhe e ngrohtë.

Hakil Osmani: Pritet një fundjavë e favorshme, me mot të qëndrueshëm, diell dhe gjithashtu temperatura të larta, ndërsa në zonat malore do kemi kalime të lehta të vranësirave që më prezente do jenë gjatë orëve të pasdites.

Sipas parashikimeve të sinoptikanëve, temperaturat në fundjavë do të pësojnë rritje, duke arritur në gati 30 gradë Celsius. Duke u dhënë mundësinë qytetarëve të shijojnë edhe bregdetin…

Hakil Osmani: Maksimume që pritet të shkojnë pranë vlerave 28 apo 29 gradë Celsius, në qarqet Elbasan e Berat. Po ashtu temperatura të larta do ketë në kryeqytet. Edhe vija bregdetare do ketë temperatura të larta nga vlera 25 deri në 27 gradë Celsius.

Meteorologët parashikojnë që edhe java tjetër do të vijojë me të jetë me mot të qëndrueshëm.

Klan News