Fusha e dritës që do të ndriçojë SHBA-në

Fusha e dritës që do të ndriçojë SHBA-në

10:07 17/01/2020

Fusha e dritës së shpejti do të ndriçojë sërish në SHBA. Artisti i famshëm botëror Bruce Munro, i cili është edhe ideatori dhe krijuesi i instalacioneve të bujshme në mbarë planetin bën të ditur se përveç Field of Light në Uluru të Australisë, e cila tani do të ngelet e përhershme, në 8 Prill do të hapet edhe ajo në kopshtin botanik në Karolinën e Jugut. Është programuar që të qëndrojë i hapur për vizitorët deri në Shtator të këtij vitit.

Si të gjitha veprat e tij, konsiston në vendosjen e mijëra e mijëra luleve artificiale prej drite, me ngjyra dhe forma të ndryshme, që krijojnë atmosferë magjepsëse që godasin thellë njeriun.

Këto instatalacione deri më sot janë vendosur në të paktën 7 vende të botës, me tema të ndryshme dhe me shpenzime prej miliona dollarësh. Nga Britania, në Korenë e Jugut, Danimarkë ,SHBA, Australi etj, projeksionet e dritës kanë qenë nga më të bukurat si lumenj drite, kulla, pyje dhe fusha drite.

Klan Plus



Grupi
LAJMET
Të ngjashme

Grupi