Maqedonia e Veriut ka hyrë në javën e dytë të fushatës presidenciale. Kandidatët për kreun e vendit janë duke shpalosur konceptet e tyre para qytetarëve. Integrimet euro-atlantike, lufta kundër korrupsionit dhe ndalimi i migrimit masiv janë temat që përdoren gati në çdo fushatë.

“Zotëria në fjalë, për të cilin mendoj se nuk është president, por uzurpator i atij funksioni, nuk e pranon emrin kushtetues të vendit të tij, dhe në  të gjitha dekretet që i ka nënshkruar deri tani përdor emrin e vjetër kushtetues

“, thotë kandidati i koalicionit qeveritar.

Njohësit e rrethanave politike thonë se fushata e deritashme ka qenë demokratike, ku kandidatët kanë patur një nivel të respektimit të ndërsjelltë. Por kjo nuk mund të thuhet për mediat online.

Ndërkohë, Misioni i OSBE/ODIHR-it ka publikuar raportin periodik ku në këtë dokument thuhet se kandidatët para shpalljes zyrtare të kandidaturës, kanë qenë të kyçur në aktivitete zgjedhore. OSBE-ja gjithashtu vëren se gratë shumë pak janë të përfaqësuara në jetën publike.

Tv Klan