Ylli i Manchester United, Alejandro Garnacho ëndërron që një ditë të luajë për skuadrën e Real Madridit. 19-vjeçari po shijon një vit të dytë mjaft të suksesshëm në ekipin e parë tek Manchester United.

Argjentinasi ka arritur që të fitojë duelin me Entoni për pozicionin e sulmuesit të krahut të djathtë dhe në 26 takime të luajtura në këtë sezon, ka shënuar 5 gola dhe ka dhënë 3 asiste. Nisur nga performanca e mjaft e mirë e argjentinasit në fushë, drejtuesit e “Djajve të kuq” i ofruan një kontratë 5-vjeçare, e cila u firmos.

Por për klubin anglez nuk do ta kenë aspak të lehtë që të mbajnë futbollistin, nisur nga interesimi i klubeve të tjera. Sipas “Daily Mail”, ëndrra e 19 vjeçarit është që një ditë të luajë për Real Madridin.

Ndërkohë që në Spanjë shkruajnë se presidenti Florentino Perez po planifikon që të marrë futbollistiin nga Junajtid, në të njëjtën mënyrë siç u arrit akordi me Kristiano Ronaldon në 2009.

“Los Blankos” kanë disa kohë që e ndjekin lojtarin dhe numri 1 i klubit ka planifikuar që të takohet me argjentinasin në muajin e ardhshëm, kur “Los Blankos” do të udhëtojnë në Mançester, për t’u përballur me United në sfidën e Ligës së Kampionëve.

Garanço është gjithashtu pjesë e kombëtares argjentinase të futbollit.

Klan News