I riu shpërndante dozat nga lokali me qira

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier arrestuan në flagrancë M.B., 24 vjeç, banues në Lifaj të Lushnjes.

Uniformat blu kishin siguruar informacione në rrugë operative se shtetasi M. B. shpërndante lëndë narkotike në doza në lokalin që kishte me qira në fshatin Krutje të Lushnjes.  Gjatë kontrollit të ushtruar, 24-vjeçarit ju gjetën 24 doza kanabis gati për shitje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Nxitja për përdorimin e drogës”./tvklan.al