Kryeministri Edi Rama mblodhi rektorët dhe dekanët në një takim në Ministrinë e Arsimit ku i bëri ata përgjegjës për pjesën më të madhe të kërkesave të studentëve të paplotësuara në këto 3 vite të autonomisë universitare.

Nëse nisemi nga 8 pikat, që studentët kanë kërkuar, një pjesë jo e vogël e atyre pikave i takojnë universitetit

.”

Me tone të larta dhe duke aluduar se një pjese e tyre kanë ndihmuar sëbashku me politikën që protesta të mbahet gjallë duke u refuzuar dialogun, Rama paralajmëroi rishikim të autonominë të cilën tha se universitetet e kanë shfrytëzuar për t’i ikur përgjegjësisë.

 “Autonomia universitare është bërë arratisje nga përgjegjësia

Nëse ka ardhur dita që ju të fshiheni kur duhet t’i dilni ju përballë studentëve për disa çështje që kanë të bëjnë me universitetin. Nëse ka ardhur dita që ju të shkelni syrin dhe të mbyllni dyert që studentët të dalin në rrugë, nëse ka ardhur dita që trupat brenda të ndahen në të partive dhe për llogari të tyre të nxisin studentët të dalin në rrugë dhe nëse ka ardhur dita që t’ia lini rrugës fatin e studentëve dhe të mos merrni pjesë, jo në marrëdhënien e krijuar mes protestuesve dhe qeverisë se s’jam fare për këtë këtu, por në marrjen e përgjegjësive, në një situatë kur përgjegjësia është shumë e qartë, të paktën për mua dhe për qeverinë përgjegjësia është shumë e qartë, atëherë më falni, por duhet ta rishikojmë rishikojmë autonominë universitare. Mbase ka qenë e parakohshme, mbase ka qenë e nxituar që ne të sanksiononim një autonomi universitare që e bën rektorin, dekanin, drejtuesin krejtësisht të pavarur dhe të paprekshëm nga qeveria.”

Rama u shpreh i gatshëm për shkarkimin e përfaqësueset të qeverise në bordet e universiteteve, por duke mos ndryshuar konfigurimin pasi sipas tij kontrolli qeveritar nuk duhet të mungojë.

Bordet a Administrimit për sa i përket qeverisë duhet të shkarkohet i gjithi dhe ata që janë përfaqësues të Bordit të Administrimit duhet të zëvendësohen me persona publikë, me profile publike.

Dekanët dhe rektorët i akuzoi për abuzime me fondet e universiteteve.

Universiteti i Tiranës harxhon 6 milionë euro për roje sigurie, ndërkohë që të gjithë institucionet e Ministrisë së Arsimit harxhojnë vetëm 200 mijë euro, dhe zero për kërkim shkencor. Zëri kryesor në buxhete është automjete.

Edi Rama thotë se kjo protestë e ka bërë që të kuptojë problemet në universiteteve dhe se në vijim do të marrë masa drastike për të ndryshuar gjendjen.

Tv Klan