Një reporter rezultoi pozitiv me Covid duke sjellë shqetësim te stafi mjekësor i Kombëtares

Kombëtarja e Anglisë është përfshirë nga paniku, pasi një reporter që mbulonte skuadrën rezultoi pozitiv me COVID. Atij iu kërkua që të largohej nga qendra stërvitore bashkë me kameramanin.

Autoritetet shëndtësore britanike së bashku me stafin mjekësor të përfaqësueses i kanë bërë edhe më të rrepta kontrollet edhe masat.

Aktualisht dy futbollistët Maunt dhe Çilluell gjenden në izolim, pasi patën kontakt me mesushorin e Skocisë Gilmor, i cili rezultoi pozitiv me koronavirus.

Që nga nisja e kompeticionit, stafi mjekësor kishte ngritur shqetësimin se media ishte një rrezik potencial për të infektuar lojtarët.

Si rezultat, nuk ka pasur kontakt me shtypin nga zyrtarët e komunikimit të kombëtares që punojnë direkt dhe trajnerin Sauthgejt dhe ekipin anglez.

Autoritetet shëndetësore në vend janë në gadishmëri për të shmangur përhapjen e infeksioneve, ndërsa në Londër pritet që të udhëtojnë për takimin e 1/8 Angli-Gjermani rreth 2 mijë tifozë gjermanë.

Klan News