Barcelona u ndal në një barazim pa gola me Getafe në sfidën e javës së 23 të La Liga e zhvilluar të dielën në “Camp Nou”. Miqtë nuk qëndruan vetëm në mbrojtje duke rrezikuar portën e katalanasve.

Loja ishte më e fortë gjatë pjesës së dytë. Goditjet e Coutinho dhe Suarez nuk e gjetën të papërgatitur portierin Guaita, i cili shmangu gola të sigurt. Pikë me vlerë për Getafe që nuk e arrinte prej 4 vitesh në fushën e Barcelona. Gjithësesi Barca është i vetmi ekip pa humbje në këtë sezon të La Liga.

Ky barazim shkon në favor të Atletico Madrid që të shtunën fitoi me rezultatin 1 – 0 përballjen me Malaga. Diferenca mes të dy skuadrave tani është 7 pikë.

Tv Klan