Gigi Hadid di të japë një shembull të mirë jo vetëm në pasarelë, por edhe në jetën e përditshme. Revista Variety e ka vlerësuar modelen me çmimin “Power of Women/Fuqia e Gruas” për punën e saj si bamirëse gjatë 2 viteve të fundit. Gjatë marrjes së çmimit, Hadid tha se çdokush mund të bëhet zë për këta njerëz të lënë në harresë.

“Po, ne mund të bëjmë bamirësi. Ne mund t’i ndihmojmë ata. Çdo donacion shpëton jetë dhe ndihmon njerëzit. Janë qenie njerëzore po ashtu si ne. Shumë gra dhe vajza në këto vende kishin një dëshirë për të bërë më shumë, për të qenë më shumë dhe për t’u arsimuar e për të përmirësuar jetën e tyre.

Si ambasadore e UNICEF-it, 23-vjeçarja ka shfrytëzuar famën e saj për të përcjell nëpërmjet rrjeteve sociale dhe reklamave të ndryshme mesazhe për një botë më të mirë.

Tv Klan