Shkenca përforcon teorinë e qëndrimit sa më tepër në gjelbërim, sepse zgjat jetën. Dhe ka një listë të gjatë me përfitime për shëndetin mendor e fizik të njeriut.

Një përmbledhje e studimeve të shumta të deritanishme, arrin në konkluzionin se impakti real i gjelbërimit urban në shëndet ul indeksin e vdekjeve të parakohshme me 4%, kur prania e pemëve në zonën rezidenciale rritet me vetëm 0.1%.

Këto rezultate janë mjaft domethënëse dhe duhen hartuar dhe ndjekur politika për shtimin e hapësirave të gjelbra në zonat e banuara, si strategji për përmirësimin e shëndetit publik.

Marrëdhënia gjelbërim-shëndet është mjaft e rëndësishme, madje japonezët janë populli që prej vitesh e ka rrënjosur në kulturë praktikën e relaks dhe meditimit pranë pemëve, duke e quajtur me termin Shinrin-yoku, ose larje në pyll.

Kjo eksperiencë është e thjeshtë dhe mjafton të kalosh dy orë të qeta mes pemëve, në një pyll, duke ju dedikuar vetëm vrojtimit të natyrës. Një shëtitje e tillë redukton në mënyrë të theksuar nivelet e kortizolit, hormonit të stresit dhe lehtëson shumë nivelet e depresionit apo zemërimin.

Shkencëtarët nuk japin një përgjigje sepse ndikon kaq pozitivisht një shëtitje mes pemëve, por mendohet se sekreti qëndron pas disa substancave që çlirohen nga bimët.

Pra, sa herë të mundeni, një shëtitje në gjelbërim apo edhe një piknik në fundjave është rigjeneruese për shëndetin mendor e fizik dhe zgjat jetën.

Klan Plus