Një ngjarje terrorizuese ka ndodhur në një maternitet të Kenias. 12 fëmijë u  gjetën të pajetë, në një dhomë të spitali. Foshnjat e porsalindura mbaheshin në kuti dhe të mbështjella në qese plastike. Trupat e 12 fëmijëve u gjetën nga guvernatori i kryeqytetit kenian, Nairobi, i cili kishte marrë informata se punonjësit e maternitetit tregoheshin tejet të pakujdesshëm dhe neglizhencë me fëmijët e porsalindur. Autoritetet vendase nisën menjëherë hetimet por shkaku i vdekjes së fëmijëve mbetet i panjohur.

Vdekshmëria e fëmijëve në Afrikë mbetet shqetësimi më i madh i organizatave për të drejtat e njeriut.

Një raport i UNICEF gjeti se në vitin 2017 çdo 5 sekonda një fëmijë deri në moshën 15 vjeç humbiste jetën në botë, pjesa më e madhe e rasteve vijnë pikërisht nga Afrika. Në total 6.3 milionë fëmijë humbën jetën vitin e kaluar, 5.4 milionë prej tyre nën moshën 5 vjeç.

Sipas UNICEF, shumica e vdekjeve të fëmijëve ka ardhur si pasojë e mungesës së mjekimeve apo për shkaqe të tjera krejtësisht të parandalueshme.

Një tjetër shkak i vdekjes së fëmijëve dhe foshnjave të porsalindura të vendet e botës së tretë është uria dhe cilësia e ulët e jetë.

Tv Klan