Një person është gjetur i pajetë mbrëmjen e kësaj të marte në Vlorë. Burime paraprake për tvklan.al bëjnë të ditur se viktima është Benjamin Bozhani, 27 vjeç.

Trupi i tij i pajetë u gjet brenda në makinë, në Fushë Dukat dhe dyshimet paraprake janë se është vrarë me armë zjarri.

“Rreth orës 21:00, në Sallën Operative Vlorë ka ardhur një telefonatë nga një qytetar se në Fushë-Dukat, Orikum një automjet ka ndaluar në rrugë dhe brenda tij ka një person të pajetë. Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe kanë konstatuar të pajetë shtetasin B. B., rreth 27 vjeç, dyshohet ka humbur jetën nga përdorimi i armës së zjarrit”, thotë policia në njoftimin e saj për mediat.

Foto nga vendngjarja

Autoritetet kanë ngritur pika kontrolli dhe po kontrollojnë zonën për shoqërimin e personave të dyshuar si autorë të ngjarjes, apo që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve./tvklan.al