Sot, rreth orës 10:50 në lagjen “Osman Haxhiu” në Vlorë, është gjetur në mjetin e tij nga familjarët pa shenja jete E. L., 45 vjeç. Nga të dhënat e para dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Nga këqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./tvklan.al