“Na duhen guida të trajnuara për sigurinë e çdo vizitori”

Po eksploronte malësinë e Thethit, por mungesa e një guide në një terren të vështirë malor i ka rrezikuar jetën turistit polak Wojtek Markiewicz. Ai ra në një humnerë ku qëndroi për disa orë deri sa u gjet nga banorët e zonës, të cilët u lajmëruan në telefon nga e dashura e të riut polak. Markiewicz u gjet i plagosur në këmbë dhe u transportua në spitalin e Shkodrës, ku u vizitua nga ministri i Turizimit Blendi Klosi.

Klosi ngre si shqetësim mungesën e guidave dhe udhërrëfyesve të trajnuar, në një kohë kur numri i turistëve që zgjedhin bukuritë e Alpeve në veri të vendit vjen duke u shtuar çdo vit.

Rasti i polakut Wojtek Markiewicz është i dyti brenda dy javësh. Më 19 Gusht në zonën e Alpeve humbën 2 turistë, që për fat të mirë u gjetën pas 2 ditësh kërkime në gjendje të mirë shëndetësore.

Tv Klan