Autoritetet italiane kanë gjetur trupin e pajetë e një të riu shqiptar, i cili rezultonte i zhdukur prej dy muajsh. 25 -vjeçari Dorjan Puja u gjet në një kanal në Pisogne të Brescias. Kufoma e të riut u zbulua nga kalimtarë të rastit. 

Trupi i 25 – vjeçarit i është nënshtruar autopsisë, që do të përaktojë dhe shkakun e vdekjes.

Puja ishte zhdukur rreth 2 muaj më parë, në mesin e Dhjetorit të shkuar. Ai u gjet farë pranë nga vendi ku ishte parë për herë të fundit.

Shqiptari, i cili ishte rezident në Chiari, mësohet se akuzohej për vjedhje. Sipas mediave italiane, ai ishte parë duke u largua nga një banesë e zonës sëbashku me një tjetër person, i cili humbi gjithashtu gjurmët.

Pak ditë pas kësaj, kishte qenë pikërisht familja e Pujës, që nga Shqipëria kishte dhënë alarmin për zhdukjen e tij.

Momentalisht mbetet mister shkaku i vdekjes së 25 – vjeçarit megjithatë, një nga teoritë është që në përpjekje për t’i shpëtuar policisë mund të ketë rrëshqitur./tvklan.al