Gjendet një guaskë e konservuar në rrëshirë. Ky zbulim është dëshmia më antike, pasi sipas analizave rezulton se, mosha e ambrës është 99 milionë vjeçare. Pavarësisht se ky thesar natyror i lashtë është vetëm 5 milimetra, mbart në të informacione shumë të rëndësishme që do të bëjnë të mundur të njohim më hollësisht guaskat që jetonin në kohën e dinozaurëve.

Minerali është gjetur në veri të Myanmar dhe në vitin 2016 u ble nga një koleksionist privat fosilesh. Më pas është lejuar të bëhen analiza dhe të studiohet dhe sot mbërrin rezultati i moshës. Veçantia e këtij fosili është se në ambër janë ruajtur edhe pjesët e buta të guaskës në brendësi të saj, sikur të ishte e gjallë dhe kjo është hera e parë që gjendet një e tillë e plotë.

Studimi është kryer nga eksploruesja e

National Geografic,

Lida Xing e Universitetit kinez të Gjeoshkencave të Pekinit dhe është publikuar në revistën shkencore

Cretaceous Research

.

Autorët shpjegojnë se guaska ka rënë brenda rrëshirës së pemëve rreth 100 milionë vjet më parë dhe ka mbetur aty duke u fosilizuar.

Klan Plus