Gjeneral Barbero: Shqipëria të jetë vigjilente ndaj kërcënimeve të Iranit

Gjeneral Barbero: Shqipëria të jetë vigjilente ndaj kërcënimeve të Iranit

15:39 09/01/2020

“NATO do reagojë ndaj çdo kërcënimi, por nuk rrezikon konflikt global”

“Një vend i vogël europian, shumë i vogël dhe shumë i Djallëzor ka bërë komplot me SHBA dhe tradhtarët e MEK kundër Iranit”.

Kjo deklaratë e bërë nga udhëheqësi suprem Aytollah Ali Khamenei i cili e futi Shqipërinë në listën e armiqve të saj edhe për gjeneralin amerikan Michael Barbero është një paralajmërim për një kërcënim të mundshëm nga Irani.

I ndodhur në Tiranë në një takim për sfidat e sigurisë i organizuar nga ish- Ministri I Mbrojtjes Fatmir Mediu dhe dhe Qendra për Sigurinë Europiane, gjenarali Barbero tha se nevojitet që Shqipëria të jetë vigjilente, pasi tashmë është e ekspozuar ndaj sulmeve të regjimit Iranian.

“Fatkeqësisht çdo mik i SHBA-ve apo aleati ynë mund të shikohet si një shënjestër. Për këtë vigjilenca është mjaft e rëndësishme, veçanërisht në fushën kibernetike, pasi Irani ka disa aftësi mjaft të sofistikuara për sulmet kibernetike. Për këtë arsye Shqipëria duhet të tregohet mjaft vigjelinte në përpjekjet kundër terrorizmit dhe kundër sulmeve kibernetike.”

Gjenerali Barbero teksa paralajmëron se NATO do të reagojë ndaj çdo sulmi që mund t’i bëhet ndonjë vendi anëtar të aleancës, mohon nga ana tjetër mundësinë e një konflikti të mundshëm.

 “NATO do të reagojë  ndaj  çfarëdo lloj sulmi që mund t’i bëhet ndonjë prej shteteve anëtarë të saj. Nuk mendoj se ka një konflikt global në horizont. NATO duhet të intensifikojë mbështetjen e operacioneve në Irak. “

Rolin e Turqisë dhe Presidentit Recep Tayyip Erdoğan, i cili në krah të homologut të tij rus Putin bëri thirrje për ulje të tensioneve mes SHBA-së e Iranit, gjenerali Barbero nuk e sheh aspak në funksion të aleancës.

“Erdogani dhe NATO? Unë vazhdoj të kërkoj në fjalor se çfarë do të thotë aleat. Dhe ky përkufizim në fjalorin tim nuk ekziston. Është koha që NATO të ngrejë pikëpyetje të mëdha sepse nuk mund të përfshish mbrojtjen ajrore ruse në sistemin tonë të përbashkët të mbrojtjes pasi të dhënat që shkëmbehen përbrenda aleancës në këtë mënyrë i shkojnë edhe Rusisë.”

Sipas gjeneralit amerikan Michael Barbero ka ardhur koha që partnerët aleatë nuk duhet të vazhdojnë të kërkojnë falje për vrasjen e Qassem Soleimanin, por të shprehen nëse janë kundër terrorizmit apo jo.

Tv Klan

Të ngjashme

Grupi

Kallezo