Kreu i Institutit Shëndetësor gjerman ”Paul Ehrlich”, Lothar Wieler tha sot në një deklaratë për shtyp se shumica e rasteve të reja me Covid-19 mund të kenë ardhur nga njerëz që kanë udhëtuar drejt Gjermanisë nga Kosova, Shqipëria, Turqia dhe Kroacia.

Numri i të infektuarëve në Gjermani ka qenë në rritje akoma më të lartë javët e fundit me 226,914 raste pozitive. Janë 2755 shqiptarë të Kosovës me shtetësi të dyfishtë që pasi kanë qëndruar në Kosovë për pushime janë rikthyer në Gjermani, por kanë qenë të infektuar.

Edhe shqiptarët e Shqipërisë kanë “kontribuar” për rritjen e numrit të të infektuarve, pasi janë futur në territorin gjerman 152 shqiptarë të prekur nga COVID-19. Testet e kryera në Kosove rezultuan të rreme pasi 8 futbollistë të Prishtines rezultuan pozitivë me Covid-19 pas testimit në Spanjë nga laboratori i licencuar nga UEFA.

Para nisjes, në testet e kryera nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë “të gjithë futbollistët kishin rezultuar negativë”.

Ndërkaq zyra Federale e Shëndetit Publik në Zvicër ka vendosur që Shqipëria të futet në listën ku qytetarët që udhëtojnë drejt saj nga 20 Gushti do të duhet të karantinohen për 10 ditë.

Klan Plus