Raportim Live
23:25, 29 Qershor 2024

Gjermani-Danimarkë, pjesa e dytë

Gjermani-Danimarkë, pjesa e dytë

96′ Përfundon ndeshja, gjermanët kualifikohen në çerekfinale.

95′ Kundërsulm i gjermanëve dhe Schmeichel pret me këmbë.

91′ Wirtz shënon por pozicion jashtë loje. Goli i tretë i anuluar në këtë ndeshje.

90′ Përfundon pjesa e parë, jepen 5 minuta shtesë.

88′ Hyn Anton dhe del Leroy Sane për gjermanët.

85′ Administron lojën Gjermania

83’ Wirtz “rrëshqet” nga kundërshtarët dhe pason për Füllkrug. Balë për ballë me portierin pro dalja e Schmeichel-it  mban shifrat në 2-0. Flamuri shfaqet për pozicion jashtë loje, kështu që gjithçka është e diskutueshme.

80′ Largohet Musiala dhe Raum, hyjnë Wirtz dhe Henrichs

79′ Largohen Christensen, Hojlund, Skav Olsen. Në lojë Victor Kristiansen, Larsen dhe Wind

74′ Karton i verdhë pë Andersen, si për ta përkeqësuar dhe më shumë mbrëmjen e tij, pasi shkaktoi penalltinë

73′ Kimmich kalon gjatë në të djathtë për Havertz, i cili nuk mund të krijojë hapësirën për të kaluar për Füllkrug dhe detyrohet të kthejë topin pas.

70′ Zëvendësime tek danezët. Largohet Delaney dhe Skov Olsen. Në vend të tyre Poulsen dhe Norgaard.

68′ GOL! Musiala shënon golin e dytë

66′ Holjlund godet në hyrje të zonës por gjuajtja ishte qendrore dhe Neuer pret.

64′ Largohet kapiteni Gundogan dhe Andrich. Hyn Emre Can dhe sulmuesi Fullkrug

63′ Skov Olsen driblon Raum në të djathtë të sulmit danez. Me shpejtësi “pastron” Schlottenbeck.

61′ Maehle ndëshkohet me karton të verdhë për faul ndaj Sane.

57′ Bah dhe Andrich përplasen. Arbitri ndëshkon Bah me karton të verdhë

53′ Goditje e saktë nga Haverzt dhe gjermanët kalojnë në avantazh. Schmeichel gjen krahun por e pamundurta presë.

52′ Arbitri kontrollon tek VAR. Jepet penallti për gjermanët për prekje të topit me dorë nga Andersen

50′ VAR, anulohet goli për pozicion jashtë loje.

49′ VAR për të parë nëse goli është i rregullt.

48′ Goditje dënimi dhe Anderson shënon.

46′ Nis pjesa e dytë. Arbitri priti disa çaste para se të niste lojën për të verifikuar kushtet e motit.

21:00, 29 Qershor 2024

Gjermani-Danimarkë, pjesa e parë

Gjermani-Danimarkë, pjesa e parë

Përfundon pjesa e parë

45′ Kundërsulm i shpejtë i danezëve. Delaney merr nje pasim në mesfushe dhe vrapon drejt prortës duke pasuar për Højlund ballë për ballë me Neuer. Pret portieri gjerman.

42′ Schlotterbeck mbyll mirë një aksion por e mban topin në zonë dhe pas tij vjen Højlund, i cili rrëmben topin dhe në zonën e 5-metërshit godet jashtë. Shpëton Gjermania!

41′ Karton i verdhë për trajnerin e Danimarkës

40′ Faull i Delaney, Tono Kroos dërgon topin ne zonë por Vestegaard largon nga zona.

37′ Havertz me kokë qendrore dhe Schmeichel përseri realizon një pritje të vështirë. Topi mbetet në zonën daneze dhe Schlotterbeck godet për të disatën herë me koke duke kërcyer mbi Andersen. Yopi përfundon jashtë.

36′ Rifillon loja!

Ndeshja është ndërprerë për shkak të kushteve të pafavorshme të motit. Skuadrat janë në dhomat e zhveshjes.

35’ Një gjëmim nga qielli. Disa vetëtima. Një rrufe dhe nis shiu i dendur dhe breshër.

35′ Ndalet loja. Arbitri Oliver ndërpret ndeshjen dhe lojtarët shkojne tek stolat.

31′ Eriksen ekzekuton goditjen por topi përplaset tek muri gjerman

30′ Maehle fiton faull. Goditje dënimi ballore, 21 metra larg portës, Erikesen do ta ekzekutojë.

25′ Në tokë Christensen pas përplasjes kokë më kokë me Havertz gjatë një ‘dyluftimi’.

24′ Gjermanët ulin ritmin. Maehle depërton nga e majta e sulmit danez dhe godet prerazi, topi del jashtë

21′ Anderseen nis një top të gjatë gna mbrojtja që Eriksen e ul shumë bukur. Mes dy mbrojtësve gjerman tenton por topi largohet në goditje këndi.

16′ Kroos ekzekuton një goditje dënimi nga buzë e cila përplaset në barrierën daneze.

13’ Musiala ekzekuton një gjuajtje majtas nga distanca.

10’ Rudiger dërgon një diagonale të gjatë drejt Havertz-it, sulmuesi godet ulët dhe Schmeichel ndërhyn sërish. Minuta shumë të vështira për portierin veteran por deri tani ka mundur ta mbajë protën të paprekur.

7’ Schlotterbeck, të cilit iu anulua goli, kërcen më lart se të gjithë nga goditja e këndit dhe godet me kokë duke e çuar topin në cepin e djathtë të portës daneze. 

 6’ Kimmich,  godet nga 25 metra dhe synon këndin e  sipërm-djathtas të portës daneze. Ndërhyn Schmeichel përsëri goditje nga këndi.

4′ Goditje nga këndi dhe me kokë Schlottenbeck shënon. Goli anulohet! Faull i Kimmich ndaj portierit danez Schmeichel

3′ Raum nga e majta dhe Vestegaard e largon në goditje nga këndi.

2′ Menjëherë gjermanët në sulm duke tentuar të imponojnë ritmin ndaj kundështarëve.

1′ Gjermanët me kostume të bardha, danezët me kostume të kuqe.

Minuta 1′ – Nis ndeshja!

20:06, 29 Qershor 2024

Euro 2024 | Gjermani – Danimarkë 2-0, gjermanët kualifikohen në çerekfinale

Euro 2024 | Gjermani – Danimarkë 2-0,  gjermanët kualifikohen në çerekfinale

Formacionet:

Gjermania: Neuer, Kimmich, Rudiger, Schlottenbeck, Raum, Andrich, Kroos, Sane, Gundogan, Musiala, Havertz

Danimarka: Schmeichel, Andersen, Vestergaard, Christensen, Maehle, Højbjerg, Delaney, Bah, Eriksen, Olsen, Højlund