Lajme Arkiva 2004

Kreu socialdemokrat Skënder Gjinushi do të ndërmarrë një iniciativë për gjithë përfshirjen e së majtës. Sipas tij vetëm një e majtë e bashkuar mund të fitojë zgjedhjet parlamentare të 2005-ës.

Ai u kujton socialistëve se nga grindjet e brendshme, por edhe nga kontradiktat me aleatët prodhuan Dushkun në zgjedhjet e kaluara parlamentare dhe sollën humbjen e disa bashkive kryesore n zgjedhjet lokale të vitit të kaluar.

Skënder Gjinushi: E majta tashmë duhet ti japë fund këto lloj politike që rrit konfliktualitetin, që rrit si të thuash përçarjen e brendshme apo përmbajtjen e së majtës, taktika elektorale është ajo që do të përcaktoj në rast se ne kemi hequr dorë nga xhelozitë ndërpartiake, apo ndër xhelozitë brenda partive, apo në lojërat e eliminimit midis partive apo brenda partisë. Partia Socialdemokrate nuk do të pajtohej me politika që na nxisin përçarjen  dhe do të bëjë të gjitha  ato presionet e veta si aleatë si mik, si partner me Partinë Socialiste që taktika e zgjedhjeve të jetë një taktikë bashkuese.

Gjinushi mendon se kundërshtarët brenda Partisë Socialiste nuk duhen përjashtuar nga listat për deputet, po ashtu duhet parë edhe mundësia e kandidatëve të përbashkët me aleatët. Sipas Gjinushit e majta nuk e ka komoditetin të eliminojë pjesët e saj.

Skënder Gjinushi: Patjetër që gjithkush që e ndien veten të eliminuar do u kërkojë të mbijetoj politikisht, ta çfaq atë në tipin e vetë, të dal me listën e vet, apo në një parti të re apo të kërkoj një mbështetje tjetër dhe rrjedhimisht kjo nuk do i shërbej asaj që duhet të jetë baza e strategjisë apo e taktikës në zgjedhjet e ardhshme që e majta të hyjë sa më e bashkuar. Konkurrenca të jetë në bazë të vlerave dhe jo në bazë të përkrahjeve individuale të referencave dhe ca më keq pastaj për shkak të qarqeve të caktuara ekonomike.

Zgjedhjet parlamentare duket se do të jenë  një test për të majtën nëse është në gjendje të jetë përsëri e bashkuar dhe për rjedhojë të arrijë rezultate të kënaqshme në garën e fortë që pritet mes saj dhe opozitës./tvklan.al