1 ton drogeShoferi që drejtonte këtë kamion të ngarkuar me 1 ton kanabis sativa sipas burimeve te pakonfirmuara thuhet se është një punonjës i policisë së shtetit, por policia nuk e ka konfirmuar ende nje informacion te tille.  Ardjan Serezi, I njohur si shofer i parkut te automjeteve të policisë së Gjirokastrës u ndalua nga strukturat e antitrafikut në hyrje të Memalijat në operacionin e koduar “Ujëvara”.  Lëndën narkotike e kishte marrë në Lazarat dhe po e transportonte drejt Tiranës.

Në karrocerinë e kamionit policia gjeti thasë plastamasi të mbushur me pleh organik, ndërsa poshtë tyre   ishin fshehur pakot me kanabis sativa. Kjo është një prej sasive më të mëdha të mëdha të drogës të kapura javët e fundit.

Bashkëpunëtor në këtë rrjet trafiku janë edhe dy persona me inicialet S.I dhe I.E, të cilët janë shpallur në kërkim nga policia. Në njoftimin për shtyp të policisë së Gjirokastrës thuhet se lënda narkotike ishte blerë në Lazarat dhe kishte si destinacion Italinë. Policia po vijon  hetimet per perfshirjen e të tjerë personave në këtë rrjet të trafikut të drogës.

Në Shkodër katër persona u vunë në pranga, pasi u kapën në flagrancë duke transportuar me një furgon 169 kilogram kanabis. Policia zbuloi se në automjet ndodheshin 14 thase dhe dy arka plastike me lëndë narkotike. Lënda narkotike ishte marrë në Shkodër dhe kishte si destinacion kryeqytetin.