Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e SPAK dhe mori të pandehur ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dakon.

Ai do të gjykohet me dyshimet se ka shpërdoruar detyrën në 2 raste gjatë ushtrimit të saj, teksa kërkoi që në procesin ndaj tij të procedohet me gjykim të shkurtuar.

Thënë ndryshe, në rast të se gjendet fajtor dhe dënohet sipas kërkesës së SPAK do të përfitojë ulje të dënimit.

Bashkë me Dakon të pandehur për akuzat e shpërdorimit të detyrës dhe falsifikimit të dokumenteve u morën edhe 8 persona të tjerë.

SPAK thotë se Dako bashkë me ish-vartësit e tij të pandehur dhe ish-zyrtarë të tjerë, shpërdoruan detyrën, së pari në lejimin e ndërtimit të një pallati në Durrës, leja për të cilin u dha nga Bashkia pas ndërtimit.

Gjithashtu edhe në përllogaritjen gabim të fondit limit për tenderin e dhënë për restaurimin e vijës bregdetare. Vangjush Dako u hetua fillimisht në masën e sigurisë “Arrest në burg” dhe prej 1 muaji pret gjykimin në “Arrest shtëpie”.

Tv Klan