14 qytetarë të tjerë u liruan

Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e prokurorisë dhe ka lënë në burg 10 nga 24 protestuesit e arrestuar më parë dhe të cilët dolën për masë. Për 4 protestues të tjerë Gjykata vendosur masën e sigurisë arrest shtëpie.

Ndërkohë që për 10 qytetarë të tjerë trupi gjykues ka vendosur vetëm detyrim paraqitje.

Seanca gjyqësore për të ndaluarit nisi gjatë mesditës, por për shkak të numrit të madh të personave në gjykim vazhdoi deri në orët e pasdites.

Prokuroria iakuzon ata për disa vepra penale, që nga organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime e manifestime të paligjshme, kundërshtimi i punonjësit të policisë dhe deri tek shkatërrimi i pronës.

Po gjatë së hënës, Gjykata e Durrësit ka liruar 7 protestues të tjerë, duke caktuar ndaj tyre masën e sigurisë detyrim paraqitje.

Tv Klan