Rrëzohet padia e banorëve për të shpëtuar parkun kombëtar

Gjykata Administrative ka rrëzuar sot padinë e banorëve të Zall-Gjoçaj që kanë më shumë se 1 vit që po protestojnë kundër marrjes së të vetmit burim ujorë që kanë.

Marrja e ujit të lumit Flin do të sjellë tharjen e gjithë luginës dhe shkatërrimin e gjithë gjithë parkut. Punimet, gjatë kohës së izolimit nga koronavirusi, kanë avancuar në brendësi të zonës së mbrojtur.

Sipas tyre, shteti është bërë palë me firmën ndërtuese “Seka Hydropayer” dhe po u shkatërron pronën, burimin e tyre të vetëm ujor por edhe vlerat natyrore që ka kjo zonë. Ky park është një dëshmi që institucionet nuk rakordohen mes tyre, dhe lejet për hidrocentrale i miratojnë pa asnjë studim.

Leja e ndërtimit për HEC-in në Zall Gjocaj është dhënë më 3 Tetor 2018, ndërsa zgjerimi i Parkut Kombëtar Lurë Dejë është bërë tre javë më vonë, më 31 Tetor. Edhe sot banorët ishin mbledhur para Gjykatës Administrative, pas vendimit ata kanë thënë se do të bëjnë vetëgjygjësi.

Klan Plus