Gjyqi-GjikesEkspertja e Prokurorisë që u ngarkua për të verifikuar shkeljet e kryera nga kryetari i Bashkisë së Vlorës në gjyqin kundër tij, është tërhequr nga akuzat që ajo vetë artikuloi në gjyq 1 javë më parë. Më 31 mars Luiza Balla tha se Shpëtim Gjika kishte dhënë leje ndërtimi në zona ku nuk lejohet.

Ndërsa sot ajo u shpreh se 3 pallatet janë ngritur në zonat e banuara dhe se Gjika dhe 7 të akuzuarit kanë abuzuar vetëm me numrin e kateve.

Në seancën e javës së shkuar, avokatët mbrojtës deklaruan se ekspertja e Prokurorisë nuk ka marrë në konsideratë një vendim që e lejonte ndërtimin në këto zona.

Sot, gjyqtari Ben Micko administroi në cilësinë e provave edhe dokumentat e dhënies së lejes së ndërtimit nga ana e Bashkisë të 3 subjekteve private si dhe të tjera dokumenta që faktojnë kohën e regjistrimi të këtyre subjekteve në Qendrën Kombëtare të Regjistimit.

Anduena Llabani