Një gjyshe e verbër e cila jeton në një errësirë totale, ka ardhur në emisionin “Historia ime” në Tv Klan, për të kërkuar ndihmë që të rimarrë sërish nipin dhe mbesën e saj që i kanë çuar në jetimore.

Ajo ka humbur vajzën e vetë 24 vjeç ka kanceri i mushkërive para 2 vitesh dhe për shkak të paaftësisë së saj, ajo s’mund të kujdesej për dy fëmijët, kështu Bashkia e Fierit i ka marrë ata dhe i ka dërguar në jetimoren e Sarandës. Në emision, gjyshja e dëshpëruar del garante se do kujdeset për nipin dhe mbesën dhe gjithë pensionin e saj do ia falë atyre,

Dallëndyshe Dulaj: Dana dhe Olti janë shumë fëmijë të zgjuar. Sa herë që shkoj t’i takoj më thonë, nënë mos na lër më këtu. Dana kur hyri në jetimore në fillim, ka prerë gishtat me xham. Më tha pse e dua unë jetën, mami më vdiq, nënën nuk e kam këtu. I thashë jo të keqen nëna, ti do bëhesh vajzë e mirë, do bëhesh me shkollë e nëna do vijë t’ju shikojë.

Mirela Milori: Nëse dikush të pyet dhe të thotë si do ju dalësh për zot këtyre fëmijëve se nuk shikon?

Dallëndyshe Dulaj: Tani unë vërtet, nuk shikoj. Unë nuk pranoj njeri në shtëpi të bëjë punët. Mora 3 puntore dhe nuk më pëlqyen. Janë sa për të kaluar radhën sepse i vëzhgova. Unë nuk dua ashtu. Unë jam një grua e rregullt. Ato thoshin hë se është e verbër dhe t’ja fusim. Unë nuk dua kështu se është gjynaf. Unë punoj vetë, hekuros vetë, laj vetë, vë lavatriçen vetë.

Mirela Milori: Po fëmijët duan të shkojnë në shkollë, duan të bëjnë detyrat si do ja dalësh?

Dallëndyshe Dulaj: Unë do ja dal, pensionin që unë marr do ja fal Danës dhe Oltit, do marr një mësuese që t’i mësojë, për të larë, për të shplarë e garantoj vetë. Për të mësuar, mund t’i çoj në një shkollë private. Dua të mi sjellin tek dera e shtëpisë. /tvklan.al