Një plagosje me thikë ka ndodhur paraditen e sotme rreth orës 10:20 në një lokal në fshatin Spolatë të Divjakës.

Pas një sherri mes dy persona, 30-vjeçari me iniciale E.T. goditi me thikë 34-vjeçarin me iniciale A.K. duke tentuar të vrasë. Pas ngjarjes, i dyshuari u largua nga vendngjarja dhe u fsheh.

Policia që mbërriti në fshat pas njoftimit të marrë, nisi kërkimet për të gjetur dhe arrestuar autorin. 30-vjeçari i dyshuar u gjet i fshehur në një kanal dhe u arrestua. Atij ju sekuestrua edhe thika me të cilën kishte kryer veprën penale.

Ndërsa i plagosuri është dërguar për mjekim. Paraprakisht mësohet se sherri ndodhi pas një debati për motive të dobëta. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /tvklan.al