Kryetari i kuvendit Servet Pëllumbi deklaron se plotësimi i vëndeve vakante në qeveri mund të kryhet përpara kongresit socialist. Takimi me kreun e shtetit dhe kryeministrin sipas tij ishte në shërbim të kësaj përpjekjeje.

Servet Pëllumbi: “Ky proces ka pasur dhe ka vështirësitë e veta, por nuk është pa zgjidhje, duhet të trregohemi pak të duruar. Përpjekjet po bëhen për ta zgjidhur para kongresit”.
Kreu i grupit parlamentar socialist mendon se punët e mira duan kohë, përndryshe kush nxitohet, rrëzohet.

Gramoz Ruçi: “Punët e mira duna kohë, duan 6 muaj. Kriza sipas pyetjes tuaj dhe kërkesës së opozitës, kush nxitohet thotë populli shqiptarë, pengohet”.

Në lidhje me vazhdimin e garës elektorale për kreun e Partisë socialiste nga Rexhep Meidani, Gramoz Ruçi tha se pavarësisht deklarimit në meda, kandidati për kryetar nuk kishte tërhequr kërkesën me 24 firmat e anëtarëve të KPD, depozituar pranë sekretarit të përgjithshëm. Ndërësa kryetari i kuvendit e komentojë:
“Një hap përpara, dy hapa mbrapa”./tvklan.al