Momenti kur kitaristja e grupit është afruar për të kënduar i ka kushtuar shtrenjtë bandës muzikore. Fakti që kitaristja e grupit është afruar dhe ka kënduar së bashku me këngëtarin Hamid Askar, ka mjaftuar që të reagojë ministria e kulturës dhe orientimit Islamik në Iran.

Ky institucion urdhëruar që banda muzikore të mos japë më shfaqje për një kohë të pacaktuara, sepse ka shkelur ligjet e vendit. Ky urdhër bazohet në një vendim të 40 vjetëve më parë, kur lideri supreme i asaj kohe në Teheran, Ruhollah Khomeini deklaroi se zëri femrave nuk duhet të dëgjohet nga burra të panjohur.

Në fakt zëri i vajzës u vleresua nga publiku, që po ndiqte koncertin e bandës muzikore. Solisti i grupit i kërkoi të vazhdonte të këndonte, por teknikët, i fikën mikrofonin, pikërisht për shkak të këtij mentaliteti që ekziston në vend.

Edhe pse jemi në vitin 2019, në Iran duket se asgjë nuk ka ndryshuar që nga viti 1979, kur u vendos që femrave nuk duhet të dëgjohet nga burra të panjohur. Artistët meshkuj në Iran kanë korrur sukses në karrierën e tyre si këngëtarë, por për femrat kjo është ende tabu.

Klan Plus