Greqia heq karantinën për vendet e BE dhe 5 shtete të tjera



Greqia heq karantinën për vendet e BE dhe 5 shtete të tjera

10:47 15/04/2021

Autoritetet greke njoftuan se duke nisur nga java e ardhshme do të hiqet karantina për udhëtarët e Bashkimit Europian dhe për 5 shtete të tjera që nuk janë pjesë e unionit, qytetarët e të cilëve, për t’u futur në Greqi do të duhet të kenë dalë negativ në testin e Covid, ose janë vaksinuar.

Sipas këtij vendimi, qytetarët e BE, ashtu sikurse ata nga SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Serbia, Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, do të lejohen të futen të territorin grek pa pasur nevojë për t’u karantinuar.

Të gjithë ata që vijnë nga BE apo nga vendet jashtë saj të përmendur më lart, mjaftojnë që të provojnë se kanë marrë dy dozat e vaksinës për Covid-19 ose të tregojnë një test PCR të kryer 72 orë përpara se të futen në këtë shtet.

Megjithatë, të gjithë turistët do të jenë të detyruar që një moment që janë në Greqi, t’i përshtaten masave kufizuese të marra nga ky shtet./tvklan.al







Të ngjashme