Nga sot Greqia ka vendosur që të lehtësojë kalimin në pikat kufitare për shqiptarët. Lajmi është dhënë nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, e cila njofton se përveç Kakavijës dhe Pika Kufitar e Kapshticës do të jetë e hapur 24 orë në ditë për udhëtarët.

Ndërsa Pika Kufitare Qafbotë, deri më datë 7 Korrik 2021 do të funksionojë në të njëjtën mënyrë si funksionon sot: nga ora 08:00 deri 16:00, me limit në hyrje 250 persona.

Për të udhëtuar drejt Greqisë të gjithë qytetarët duhet të kenë formularin PFL, test PCR, certifikatë vaksinimi ose vërtetim që ka kaluar Covid në 2 deri 9 muajt e fundi.

Por edhe pse është lehtësuar kalimi drejt Greqisë, sërish në Kakavijë do të lejohet të kalojnë 1500 vetë, në Qafbotë 250 vetë dhe Kapshticë 400 vetë./tvklan.al