Greqia nis këtë të mërkurë vaksinimin e popullsisë edhe me vaksinën Johnson & Johnson kundër koronavirusit. Deri më tani shteti helen ka marrë mbi 33 mijë doza nga kjo lloj vaksine.

Në fund të Majit, mediat shkruajnë se do të merren 300 mijë doza, ndërsa në Qershor kjo sasi do të shkojë në 960 mijë. Sipas zyrtarëve të shëndetësisë, vendi do të vaksinojë 4 milionë qytetarë deri në Qershor.

Si pasojë e përpjekjeve për të përshpejtuar procesin, vaksinimi do të kryhet edhe fundjavave dhe në klinika private. Vaksina J&J, ndryshe nga të tjerat përdoret vetëm me një dozë.

Të martën, autoritetet shëndetësore në Greqi njoftuan për 1 378 raste të reja dhe 81 viktima. Numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus të konfirmuara në Greqi ka shkuar në 349 936, ndërsa kanë humbur jetën 10 668 persona./tvklan.al