Rama e ka braktisur familjen e saj

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, në një lidhje direkte me emisionin “Opinion” në Tv Klan ka folur për denoncimin e bërë sot publik se Edi Rama ka kërcënuar Manjola Cakonin.

Duma ka treguar të gjithë historinë  e Manjola Cakonit, duke thënë se familja e saj është në pasiguri pasi nuk ka asnjë kontratë për shtëpinë që jeton dhe i është thënë se nuk do marrë pension. Më tej demokratja tha se Manjola ka pësuar një traumë pas telefonatës së Ramës dhe ka shkuar në spital dhe është në gjendje të rëndë, pasi ka pësuar dëmtime dhe nga tërmeti i 26 nëntorit.

“Unë do e përmbledh ngjarjen, pasi është një histori njerëzore. Zonja Cakoni është një e mbijetuar nga tërmeti në Thumanë pasi humbi bashkëshortin dhe vajzën e saj. Ajo jetonte në një pallat që mori një goditje të rëndë nga tërmeti në shtator dhe banorët u futën në një objekt që nuk duhet të jetonin. Zonja është nëna e një djali, e Alesios, që Rama shkoi në spital dhe i premtoi gjithçka.

Kemi momentin që Manjola dhe Alesio janë në një situatë pasigurie pasi nuk kanë asnjë dokument. Dëshmia e tyre në një media tjetër, ku nëna ka pritur pensionin dhe një burokrate e kryeministrisë i ka thënë se ju nuk e merrni dot pasi keni vetëm dy viktima dhe jo tre. Manjola e ka thënë këtë dhe nuk e ka mohuar kurrë.

Ata tani marrin vetëm pension 190 mijë lekë dhe zonja tani duhet të marrë dhe ilaçe, pasi ka pësuar në mushkri dhe shtyllë kurrizore. Janë të strehuar në një apartament që nuk kanë asnjë dokument dhe këtu vijon pasiguria juaj. Ata kanë kontaktuar me kryeministrinë dhe u është thënë që nuk do përfitojnë. Rasti i këtij fëmije dhe kësaj tragjedie është përfaqësimi i kësaj që ka ndodhur  Manjola pasi ka dalë në media ka pësuar një tronditje të fortë, ka shkuar në spital dhe është në rrezik për jetën. Më pas kanë marrë një telefonatë nga Rama dhe është kërcënuar. Në dëshminë e saj ajo thotë “ Alo Edi Rama jam, turp të ketë Manjola, ka bërë gabim”. Ajo ishte në një varfëri ekstreme dhe më tregonte se nuk e donte më jetë”, ishte kjo deklarata e Dumës.

Më herët kreu i qeverisë po në një lidhje direkte me emisionin “Opinon” tha se ka ndihmuar të gjitha familjet e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit dhe kishte keqardhje për PD-në. /tvklan.al