Wanda Nara, gruaja e sulmuesit të PSG-së Mauro Icardi ka zbuluar se jeta profesionale e burrit të saj ndikon në jetën e tyre intime, pasi ai refuzon që të kryejë marrëdhënie seksuale nëse skuadra humb një ndeshje.

Në një intervistë për mediat italiane, modelja, e cila njëkohësisht është edhe agjente e Icardi-t rrëfeu detaje interesante të jetës së saj personale duke theksuar se bashkëshorti i saj ndjek rregulla strikte dhe nuk kryen seks përpara ndeshjes. 33-vjeçarja shtoi se nëse Icardi humb një ndeshje dihet i dëshpëruar dhe “as që nuk ia hedh sytë”.

“Mauro është shumë profesionist dhe nuk bën asgjë përpara ndeshjes. Vetëm pas përfundimit dhe me kushtin që ndeshja ka shkuar mirë. Nëse humbasin as që nuk m’i hedh sytë”, deklaroi Nara.

Sipas Nara-s lëvizja e sulmuesit argjentinas drejt kryeqytetit francez ishte një vendim shumë i mirë. Icardi dhe Nara u lidhën pasi modelja u nda nga ish-shoku i skuadrës së 26-vjeçarit, kur luante te Sampdoria, Maxi Lopez.

Ajo u martua me Icardi-n vetëm pesë muaj pas ndarjes me Lopez në 2013-n. Ajo ka 3 djem me burrin e parë, ndërsa nga lidhja me Icardi-n ka 2 vajza./tvklan.al