Një grua në Hong Kong humbi më shumë se 10 vjet kujtime nga jeta e saj pasi u shtrëngua shumë fort në tualet. Gruaja, identiteti i së cilës mbetet anonim, pësoi “errësim mendor” për shkak të kapsllëkut.

Sipas asaj që raporton e përditshmja The Sun, gruaja harroi 1 dekadë të jetës për një periudhë kohore prej 8 orësh. Memoria e saj u rikthye gjatë natës në spital, megjithatë ajo nuk mbante mend 8 orët që kaloi në spital.

Neurologu Dr Peng Jiaxiong, duke folur për gazetarët tha se ajo kishte pësuar “amnezi të përkohshme globale”, një gjendje misterioze që çon në humbjen e papritur të kujtesës.

Ndonëse mund të duket e pabesueshme, duke folur për The Sun, Dr Sarah Jarvis tha se teorikisht është e mundur që dikush të humbasë memorien për shkak të shtrëngimit të tepruar në tualet.

Nëse po shtyn fizikisht shumë fort, mund të ndalosh furnizimin e gjakut në tru. Mund të të ndodhë e njëjta gjë nëse ngre një peshë shumë të rëndë. Në raste tepër të rralla kjo mund të çojë edhe në gjakderdhje brenda trurit, duke shkaktuar një formë goditjeje në tru”, tha Jarvis.

Megjithatë doktoresha tha se humbja e kujtesës në këtë masë ishte diçka e rrallë dhe pohoi se nuk kishte parë një rast të tillë në karrierën e saj 30-vjeçare./tvklan.al