Policia e Lushnjes njoftoi këtë të enjte nisjen e hetimeve në gjendje të lirë ndaj një gruaje, e cila akuzohet se goditi me tullë bashkëshortin e saj. Ngjarja ndodhi në fshatin Thanë, për shkaqe dhe në rrethana të paqarta.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnje referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen Sh. S., 50 vjeçe, banuese në fshatin Thanë, pasi dyshohet se ka goditur me send të fortë (tullë), bashkëshortin e saj”, tha policia në një njoftim të shkurtër për rastin./tvklan.al