Një situatë aspak e këndshme ka ndodhur në ballkonin e një apartamenti në San Antonio në Ibiza. Gail Dickinson, 59 vjeç, akuzohet se ka marrëdhënie seksuale me një djalë 14-vjeçar gjatë kohës që ishte me pushime.

Ka qenë gjyshja e të miturit ajo e cila ka parë skenën e tmerrshme, sesi nipi i saj abuzohej seksualisht në ballkonin e apartamentit.

Zonja Dickinson ishe e afërme e familjes dhe kishte shkuar për pushime në ishullin spanjoll me të riun, nënën, gjyshen dhe vëllain e tij. Mësohet se ata jetonin të gjithë në të njëjtin apartament ku po pushonin prej disa ditësh.

Gjatë rrëfimit të saj në Gjykatë, gjyshja e të miturit ka dëgjuar teksa Zonja Dickinson, i thoshte djalit që të dilte në ballkon, pasi kishte një pako të bukur.

Ajo i tha gjykatës:

“Ajo po i fliste djalit për pjesët intime dhe mu duk shumë e turpshme e gjeta nipin gjysmë të zhveshur në dhomën e ndenjes së bashku me Dickinson”.

Gail Dickinson

Gjyshja dërgoi nipin në dhomën e tij të gjumit, por më vonë ajo i pa të dy në ballkon, ku Dickinson ishte duke kryer marrëdhënie seksuale më djalin.

“Ishte një situatë e tmerrshme. Nuk mund ta besoja këtë. U trondita shumë nga ajo që pashë”,

ka rrëfyer ajo.

Pas kësaj skene të tmerrshme, ata vendosën që ta largojnë 59-vjeçaren nga banesa dhe më pas kur u kthyen në shtëpi kontaktuan me policinë ku bënë dhe kallëzimin lidhur me abuzimin.

Djali dha dëshminë e tij nëpërmjet një video, duke thënë se ai kishte qenë jashtë në mbrëmje për të pirë diçka me nënën e tij dhe Dickinson.

Dhe kur u kthyen në banese Dickinson kishte filluar të prekte atë dhe më pas e nxorri në ballkon.

Dickinson ka mohuar akuzat e saj se ajo ka kryer marrëdhënie seksuale me të miturin.

/tvklan.al