Frika nga COVID-19, delegacioni afrikan heq dorë nga Tokio 2020

Rastet e shumta të COVID-19 të identifikuar në Fshatin Olimpik kanë detyruar delegacionin e Guineas që të heqë dorë nga pjesëmarrja në Lojërat Olimpike të Tokios. Kombëtarja afrikane ka njoftuar tërheqjen pak orë para startit, duke treguar se kanë frikën e infektimit.  

Janë pesë atletët e kualifikuar nga Guinea, që pritej të garonin në disiplinat not, atletikë, xhudo dhe mundje e lirë të cilën nuk kanë qenë gati për të marrë pjesë në turneun më të rëndësishëm në glob.

Megjithatë, kjo nuk duket të jetë arsyeja e vetme, pasi media të ndryshme alodojnë se kjo tërheqje e tyre ka ardhur për shkak të pamundësisë financiare nga ana e qeverisë për të mbuluar shpenzimet e atletëve në kryeqytetin japonez. Guinea nuk ka fituar asnjë medalje në 11 pjesëmarrje në Lojërat Olimpike.

Klan News