Një Nigerian i quajtur Pretty Mike është bërë kryefjala e mediave të huaja pasi u paraqit tek dasma e këngëtarit Nollywood Williams Uchemba me 6 gra shtatzënë. Me një kostum rozë, ai bëri një hyrje madhështore në dasmë, i shoqëruar nga gjashtë gratë që mbajnë në bark fëmijët e tij.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai shkruan: “Asgjë nuk është hile, ne thjesht po jetojmë jetën më të mirë”.

Pretty Mike ka qenë mjaft i hapur për marrëdhëniet e tij në mediat sociale dhe gratë me të cilat takohet.

Në Shtator 2019, Pretty Mike tronditi me deklaratën e tij ku u shpreh se një nga ëndrrat e tij është që të martohet me pesë gra. Ai ka ndarë një foto të pesë grave, të gjitha me fustane nusërie, dy për të cilat ai pretendonte se ishin ish-et e tij, ndërsa tre të tjerët, të dashurat e tij aktuale. /tvklan.al