Hakmarrja e drejtpërdrejtë e Iranit kundër Izraelit hap një fazë të re në këtë konflikt të ndezur.

Niveli i rrezikut rritet, kostot rriten për të gjithë: Iran, Izrael, Amerikë.

Mundësia e një lufte të drejtpërdrejtë midis Izraelit dhe Iranit dukej ende mjaft e largët më 7 Tetor 2023, por një sulm nga territori i Iranit është një ngjarje historike. Për dekada, Izraeli dhe Irani kanë patur një betejë në hije.

Breshëria e dronëve dhe raketave të lëshuara nga Irani në Izrael të shtunën shënoi një pikë tjetër në konflikt.

Irani ka përdorur kryesisht përfaqësues të huaj për të goditur interesat izraelite, ndërsa vrasjet me shënjestër liderët ushtarakë iranianë dhe shkencëtarët bërthamorë kanë qenë një pjesë kyçe e strategjisë së Izraelit.

Në janar të 2020 Izraeli përshëndeti me kënaqësi vrasjen e gjeneral-major Qassim Suleimani, komandantit të krahut të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit, në një sulm me dron amerikan në Bagdad. Irani u kundërpërgjigj duke sulmuar dy baza në Irak që strehonin trupat amerikane me një breshëri raketash, duke plagosur rreth 100 personel ushtarak amerikan.

Zyrtarët amerikanë thanë se gjenerali Suleimani qëndron pas destabilizimit të aktiviteteve iraniane në të gjithë Lindjen e Mesme dhe se ai akuzohej për komplot sulmesh kundër ambasadave të SHBA-së dhe objektivave izraelite.

Në dhjetor 2023 pasi bombardimet e Izraelit mbi Gazën filluan në përgjigje të sulmeve të 7 tetorit të udhëhequr nga Hamasi, milicitë e mbështetur nga Irani i shtuan sulmet e tyre. Në janar 2024 një shpërthim në një periferi të Bejrutit, Liban, vrau Saleh al-Arouri, një udhëheqës i Hamasit, së bashku me dy komandantë nga krahu i armatosur i atij grupi, vrasja e parë e një zyrtari të lartë të Hamasit jashtë Bregut Perëndimor dhe Gazës në vitet e fundit.

Irani kishte kohë që paralajmëronte se do të fillonte një sulm ndaj Izraelit si hakmarrje ndaj një sulmi ndaj ndërtesës së konsullatës iraniane në kryeqytetin e Sirisë, Damask, në 1 Prill. Avionët izraelitë shënjestruan ndërtesën e konsullatës iraniane ku mbetën të vrarë shtatë oficerë të Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit (IRGC), duke përfshirë komandantët e lartë.

Izraeli është zotuar për “një përgjigje të rëndësishme. Objektivat më të mundshëm do të jenë bazat iraniane që lëshuan ato raketa, por mund të vendosë të shkojë më tej dhe të godasë bazat kryesore ushtarake iraniane dhe qendrat e trajnimit të Korpusit të Gardës Revolucionare të Iranit në të gjithë vendin, duke shkaktuar viktima si dhe dëme materiale.

Përgjimi i raketave iraniane, dronët i kushtuan Izraelit 1.35 miliardë Dollarë brenda një nate. I zhvilluar nga Izraeli me mbështetjen e SHBA-së, është i specializuar në rrëzimin e raketave me rreze të shkurtër veprimi. Ajo ka kapur mijëra raketa që kur u aktivizua në fillim të dekadës së kaluar edhe gjatë luftës aktuale kundër Hamasit dhe Hezbollahut dhe ka një shkallë suksesi mbi 90%.

Klan News