Hap fals i Juventusit në Seria A



Hap fals i Juventusit në Seria A

11:30 28/02/2021

Ronaldo nuk mjafton, Verona i merr pikë kampioneve

Juventus bën një tjetër hap fals në garën për titull. Torinezët barazuan 1-1 përballë Veronës në transfertë, duke humbur terren me kreun e Serisë A. Cristiano Ronaldo zhbllokoi takimin vetëm pas 49 minutash lojë. Luzitani i shpëtoi mbulimit të mbrojtjes për të shënuar golin e avantazhit dhe atë të 19-të për Ronaldon në këtë kampionat.

Sulmuesi kryeson garën për golashënues në Itali, ku ka dhuruar edhe 2 asiste. Por, goli i portugezit vlejti vetëm 1 pikë, pasi Barak në minutën e 77-të shënoi golin e barazimit. Vendasit u mbrojtën fortë në minutat e mbetura, duke marrë një pikë me mjaft vlera përballë ekipit kampion. Me këtë pikë, Juventus gjendet në kuotën e 46 pikëve, ndërkohë që Verona me 11 pikë më pak.

Klan News







Të ngjashme