Klosi: Zero TVSH për jahtet me flamur shqiptar

Çdo operator i turizmit detar mund të aplikojë online për t’u certifikuar që më pas të ketë mundësi të ushtrojë aktivitetin. Njoftimi për hapjen e procedurave u dha nga Ministri i Turizmit, që sqaroi se gjithçka mund te kryhet elektronikisht nga e-Albania.

Është një biznes i vështirë nga ata që e realizojnë dhe këtu kemi kolegë, bashkëpunëtorë që kanë dekada që e bëjnë turizmin detar, por që ka ardhur koha që dhe këto operatorë të jenë të licencuar, të mbrojtur nga ligji në aktivitetet e tyre

Paketa ligjore parashikon 0 TVSH për Jahtet, që regjistrohen në Shqipëri me flamurin shqiptar.

“Kërkesat e para kanë ardhur dhe regjistrimet e para do të ndodhin në ditët në vazhdim. Spanja për gjithë këto mjete ka 12 %, Italia e 22 %, Greqia e ka 23%, Franca 20, Kroacia 13 deri 25, Mali i zi 9. Pra në jemi shumë atraktiv për sa i përket regjistrimit me Flamurin Shqiptar”

Krahas ndryshimeve ligjore, Klosi tha se po punohet edhe për krijimin e infrastrukturës në porte.

Tv Klan