Tre persona janë shpallur në kërkim nga autoritetet policore të Tiranës për plagosjen e ndodhur pasditen e së dielës në Fushë Mëzez, ku i lënduar mbeti një 28-vjeçar.

Kështu, policia thotë se ka shpallur në kërkim një 26-vjeçar me iniciale M. G., banues në Tiranë, i akuzuar për vrasje me dashje e mbetur në tentativë. Ndërsa në kërkim për përkrahje të autorit në krim u shpallën A. M., 29 vjeç dhe F. Gj., 35 vjeç.

Këta dy të fundit ndodheshin në makinë me 26-vjeçarin, kur ai qëlloi me armë në drejtim të 28-vjeçarit. I riu mbeti i plagosur në këmbë dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Shkaqet e kësaj ngjarjeje mbeten të paqarta./tvklan.al