Duke e quajtur vëlla, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj i është  kundërpërgjigjur kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama.  Pas homazheve që bëri tek varri i heroit Ilir Konushevci dhe i Hazir Malajtai  tha se respekton institucionin e homologut të tij shqiptar.

Ramush Haradinaj, kryeministër i Kosovës:

Kryeministri i Shqipërisë është institucion, për të cilin unë kam shumë respekt. Kryeministri Edi Rama është vëlla i imi ashtu sikurse janë krejt shqiptarët kudo që janë. Të vërtetën do ta them pa marrë parasysh kujt i pëlqen ose jo. Unë kam thënë të vërtetën për samitin e Berlinit.

Ndërsa duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve për deklaratat e Mogherinit, ku ajo ka përjashtuar veten nga çdo plan,  Haradinaj ka thënë se lajm i mirë është që tashmë procesi është bartur te Gjermania dhe Franca.

Ndërsa, për pjesëmarrjen e liderit të serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik në Samitin e Tiranës, Hardinaj ka thënë se ai është njeri i Putinit.

Kryeministri Haradinaj tha dje se katërshja Mogherini, Thaci, Vuciç e Rama kanë biseduar për ndarjen e Kosovës, dhe kjo deklaratë solli reagime të shumta.

Tv Klan