Udhëheqësi AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka mbrojtur vendimin e tij në lidhje me vendosjen e taksës ekonomike prej 100 përqind ndaj Serbisë dhe tregoi edhe se çfarë ofrojnë tani koalicioni AAK-PSD.

“Njohje reciproke në kufijtë ekzistues. Kosova nuk është vend që dikush i jep detyra e sakrifica. Liderët nuk mund të japin diçka në emër të Kosovës, sado të korruptuar qofshin. Me çdo shtet që na kanë njohur kemi marrëdhënie bilaterale, por nuk është më ajo koha kur munden me na detyruar për ndonjë vendim. Jemi shtet sovran”.

“LDK dhe VV kanë gabuar kur e kanë përmendur reciprocitetin, sepse i kam treguar që Serbia ka kërkuar përmes ndërkombëtarëve reciprocitet. Shteti i tyre me na vendosë neve taksë nuk kushton shumë, ndërsa ne tyre kushton tepër”.

“Ata kanë lobuar intensivisht për mundësinë e reciprocitetit sepse Kosova eksporton shumë pak në Serbi ndërsa ata në Kosovë bëjnë shumë. Ne vetëm duhet ta ruajmë tregun deri në njohje. Edhe Kosova duhet të ketë njerëz që bëjnë kalkulime për popullin e Kosovës”.

“I kisha lutur ata që i fitojnë zgjedhjet, në rast se ne nuk jemi, që të mos nxitohen në reciprocitet. Serbia vetëm që të kthehet në tavolinë po e kërkon tregun dhe më pas për njohje çfarë do të kërkojë?”.

“Të gjithë e dimë që Serbia i ka thënë bashkësisë ndërkombëtare që e kanë problem njohjen e Kosovës, dhe ata po kërkojnë diçka. Ajo “diçka” nuk është e definuar. Kjo çështja e kufijve ka kaluar, kanë dështuar ata që kanë qenë sponsorë të saj. Më mirë me u përballë me ta e me treg se me gjëra më të rënda.“Nëse s’është njohja, pse me u ulë me ta në tavolinë?”, u shpreh Haradinaj./KlanKosova