Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka nisur fushatën zgjedhore edhe zyrtarisht nga komuna e Prizrenit.

Në këtë vend, ku siç shkruan kandidati për president nga radhët e AAK-së, Ramush Haradinaj, shqiptarët kanë shkruar historinë një shekull e gjysmë më parë, njofton Klan Kosova.

“Forca e Kosovës! Po e fillojmë garën tonë për President nga Prizreni, ku ne shqiptarët kemi shkruar historinë një shekull e gjysmë më parë. Sot do të hapim kapitullin tjetër të së ardhmes së Kosovës! Na priftë e mbara”, ka shkruar Haradinaj.

Kjo parti në zgjedhjet e 14 shkurtit garon me numrin 135 me sloganin “Forca e Kosovës”./klankosova