Haradinaj takohet me Rita Orën: Faleminderit që të kemi

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj është takur sot në Londër me Rita Orën, këngëtaren kosovare me famë botërore.

“Takim miqësor me kosovaren më të famshme, Rita Ora, që ngjyrave të flamurit tonë i ka dhënë shkëlqimin më të mirë”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në Facebook.

“Rita përmes muzikës ka bërë më shumë se gjithë ne, e ka ndërkombëtarizuar Kosovën. Ambasadores së nderit, të shpallur sot e tri vite më parë, i dhurova Hyjneshën në Fron të gravuar në filigran për ta nderuar dhe për t’i përçuar mesazhin e gjithë shqiptarëve: Faleminderit që të kemi”.

“Faleminderit që, përkundër që preke majat e suksesit në botë, nuk i harrove rrënjët tua! Our golden Rita Ora. Thank You”, shkruan Kryeministri Haradinaj. /klankosova

Kategori
KosovaTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*